Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Ristozin, dita që simbolizon ngjitjen e Jezu Krishtit në qiell pas ringjalljes.
Pelegrinazhi drejt kishës së Shën Ristozit në fshatin Mborje, që është ndër më të vjetrat në Ballkan ka nisur prej mëngjesit ndërsa besimtarët kanë ndjekur meshën e shenjtë të mbajtur nga mitropoliti i shenjtë Imzot Johani i cili ka përcjellë mesazhin e tij
40 ditë pas kremtimit të Pashkës Ortodokse, besimtarët i drejtohen kishës së Ristozit ndërtimi i së cilës daton që në shek 14 për të çuar ujin me ngjyrë të kuqe që kanë përdorur për të lyer vezët dhe vezën e kuqe që e kanë mbajtur në shtëpi prej vitit të kaluar ndërsa përcjellin mesazhe urimi.
Kisha e Ristozit është një monument kulture i kategorisë së parë dhe ndodhet rreth 2 km larg Korçës ndërsa ka vlera të rralla arkitektonike dhe afresket që janë ruajtur prej vitit 1390.
Top Channel