Kanë dalë detaje të reja nga mbytja e djalit 13-vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër.

Pas dy orë kërkimesh së bashku me banorët e zonës, policia bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të 13-vjeçarit.

Në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Sipas deklaratave të banorëve ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:30-18:00, ndërsa trupi është gjetur rreth orës 23:00

Pas orës 21:30 familjaret kanë filluar kërkimet për 13-vjeçarin, pasi ai nuk ishte kthyer ne banesë. Fillimisht është kërkuar tek shokët pasi nuk mendohej të ishte mbytur. Rreth orës 22:30 është bërë denoncimi në polici. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia ka mbëritur në zonë për 15 minuta, aq sa është largësia nga qyteti.

Një fshatar ka parë mbi liqen një objekt që dukej si mbetje dhe pas si e kanë nxjerrë është konstatuar se ishte 13-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA