Dënohet me 4 vjet e 11 muaj burgim Renato Bego, në banesë iu gjet kanabis dhe një automatik

25/05/2023 16:48
Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

Shtetasi Renato Bego iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 73 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në autobus, i ka vjedhur portofolin me një shumë parash në të, një shtetasje.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, shtetasi J. Xh., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), është rrëzuar aksidentalisht, dhe e ka zënë poshtë mjeti bujqësor (zetor). Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA