Deputeti demokrat, Tritan Shehu e ka cilësuar antikushtetuese zyrtarizimin në Parlament të kreut të ri të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Shehu tha se është e turpshme që të zyrtarizohet kur është zgjedhur vetëm me 18 vota.
“Në këtë sallë bëhen shkelje të procedurës, ju u takon ta mbroni këtë Parlament. Përjashtohen deputetë në mënyrë arbitrare, dhe ju e justifikoni. Njoftoni zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit të PD me 18 vota që ka marrë, si munden të njoftohen zyrtarisht këtu? Votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet këtu, turp i Zotit. Veprime antidemokratike. Qesharake për të gjithë, dhe për ju që e zyrtarizoni”, tha Shehu.
“Kjo është çështje e tejkaluar, ka dy vite që është ngritur kjo procedurë”, u përgjigj Felaj.
Top Channel