“300 mijë shqiptarë vendosën të qëndrojnë në shtëpi atë të diel”, Bushka përplasje me Tabakun: Analizat s’bëhen nga shtëpia, por në terren

25/05/2023 10:58

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka është përplasur me deputeten demokrate, Jorida Tabaku këtë të enjte në kuvend, ndërsa po diskutohet projektligji i pagave.

Bushka: Ne jemi në një zonë elektorale nëse do t’i shihnit shifrat nga terreni jo nga shtëpia, në njësinë nr 3 ka marrë votën e 2021 në këto zgjedhje, ka pasur jo vetëm një rritje, mbështetja që populli i ka thënë PS e tillë që i është dhënë besimi, sepse është besuar për punët e kryera. Ne jo vetëm jemi të përgjegjshëm por kemi qenë më se konstruktivë në bashkëpunim me opozitën. Për mua kjo fitore ishte një përgjegjësi më e madhe për t’i shërbyer interesit publik, analizat nuk bëhen nga shtëpia, por në terren, PS ka marrë mbështetjen e 2021-shit. Populli na ka besuar dhe këtë besim do e përkthejmë në punë dhe e diskutojmë. Nuk është problem i PS por i opozitës, e cila do duhet t’i vërë gishtin kokës se përse i humbisni zgjedhjet, nuk e kemi fajin ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA