Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur për të takuar homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov.
Sekretari ukrainas i mbrojtjes tha se dyshja kishin një “diskutim shumë kuptimplotë” mbi rritjen e aftësive mbrojtëse të Kievit dhe armëve me rreze të gjatë, duke përfshirë raketat Storm Shadow.
Wallace nënshkroi librin e vizitorëve, duke shkruar: “Lavdi trimave dhe grave që luftojnë për liri dhe për të mbrojtur vendin e tyre. Lufta e tyre, lufta jonë.”
Në fillim të këtij muaji, sekretari i mbrojtjes njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte raketa Storm Shadow në Ukrainë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme në aftësitë e armëve që Mbretëria e Bashkuar ka dërguar në Kiev. Wallace tha se Kievi zyrtar “ka të drejtë të jetë në gjendje të mbrohet”.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me Rishi Sunak, ndërsa kryeministri zbuloi se Mbretëria e Bashkuar do të fillonte trajnimin e pilotëve ukrainas për të përdorur avionë luftarakë perëndimorë “relativisht së shpejti”, i ndihmuar nga hapja e një shkolle të re fluturimi.
Top Channel