Negociatat për tavanin e borxhit kanë ngecur nga një problem klasik që e ka shqetësuar Uashingtonin edhe më parë: republikanët e udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy duan të ulin shpenzimet e qeverisë federale, ndërsa Presidenti Joe Biden dhe demokratët e tjerë e kundërshtojnë këtë.
Negociatat për tavanin e borxhit kanë ngecur nga një problem klasik që e ka shqetësuar Uashingtonin edhe më parë: republikanët e udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy duan të ulin shpenzimet e qeverisë federale, ndërsa Presidenti Joe Biden dhe demokratët e tjerë e kundërshtojnë këtë.
Koha është e shkurtër për të arritur një marrëveshje deri në 1 qershor, kur Departamenti i Thesarit thotë se qeveria rrezikon të mos të jetë në gjendje të paguajë detyrimet e saj financiare.
Negociatat mes administratës së presidentit demokrat Joe Biden dhe ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët mbi kufirin e borxhit të qeverisë do të rifillojnë sot.
Shtëpia e Bardhë këmbëngul se negociatat me Kongresin mbi rritjen e tavanit të borxhit kanë qenë “produktive”, pavarësisht ankesave të republikanëve për “mungesë urgjence” nga ana e administratës Biden.
Një ditë pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy dhe Presidenti Joe Biden u takuan në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se “çështja është urgjente, por nuk është politike. Ajo ka të bëjë me kryerjen e detyrës ndaj popullit amerikan”.
“Kemi qenë shumë të qartë dhe e kemi treguar se çështja është urgjente. Që republikanët të thonë se Shtëpia e Bardhë nuk po tregon ndonjë urgjencë, është një deklaratë qesharake. Ne e kemi thënë këtë për muaj me radhë. Kongresi duhet të veprojë, Kongresi duhet të veprojë dhe ne do të vazhdojmë ta kërkojmë këtë”.
Komentet e zëdhënëses pasojnë komentet e një negociatori të lartë republikan, ligjvënësit Patrick McHenry nga Karolina e Veriut, i cili tha se ndjen një “mungesë urgjence” nga Shtëpia e Bardhë për të zgjidhur çështjen e buxhetit në kohë për të shmangur një falimentim federal, potencialisht kaotik.
“Unë në fakt besoj se më në fund mund të arrijmë një marrëveshje”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, shkruan Alsat-M.
Ndërsa ka mbetur vetëm gati një javë nga afati i 1 qershorit, presidenti demokrat dhe kryetari republikan po përballen me mundësinë e një krize financiare.
Dështimi për të arritur një marrëveshje do të ishte i paprecedentë dhe do të çonte në trazira në tregjet financiare, duke shkaktuar dhimbje ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
Top Channel