Modelja e Instagram që përndjek me mesazhe yjet e Chelsea pas ndarjes me Mason Mount, hetohet nga policia (fotot)

24/05/2023 15:36

Një modele që kishte një histori të shkurtër me sulmuesin e anglez të Chelsea dhe të kombëtares së Anglisë, Jason Mount raportohet se po hetohet nga autoritetet pasi ka dërguar pa pushim mesazhe joshjeje atij dhe shokëve të tij të skuadrës.

22 vjeçarja Orla Sloan, ka pranuar përndjekjen e Mount, kolegut të tij te Chelsea, Ben Chilwell dhe mbrojtësin e kombëtares së Skocisë Billy Gilmour, në një fushatë të frikshme që kishte nisur pas një feste në shtëpinë e Chilwell.

Modelja e rrjetit kishte ndërruar numrin e saj 21 herë për të vijuar kontaktet me Mount i cili e bllokonte vazhdimisht.

24 vjecari Mount, thotë se ishte i tmerruar se ajo do të shfaqej në fushat e stërvitjes së Chelsea në Surrey pranë Londrës, ndërsa 21 vjeçari Gilmour, i cili tashmë është transferuar te Brighton, thotë se ishte aq i traumatizuar se nuk arrinte të flinte gjumë.

Sloan, e njohur në rrjetet sociale, është paralajmëruar nga policia se përballet me burg në seancën gjyqësore të caktuar për në 20 qershor.

Në dokumentet e gjyqit thuhet se ajo është njohur me futbollistët kur Chilwell e ftoi në një festë shtëpie, pas të cilës ata kishin fjetur bashkë, tha prokurori Jason Seetal.

“Pas kësaj ai bombardohej me mesazhe prej saj”, shton Seetal.

Mount i kishte kërkuar të mos i shkruante më dhe rrjedhimisht bllokoi numrin e Sloan, por ajo vijonte t’i shkruante nga numra të tjerë teksa kishte përdorur 21 në total.

Në një prej mesazheve ajo i shkruante se kishte paguar 12.99 paundë për një numër të ri celulari, teksa shtonte: “Nuk do të blej më ushqim që të blej numra të rinj telefoni”.

Në të tjera mesazhe Sloan shkruante: “Dua të të kërkoj falje dhe më thuaj si ndjehesh pasi e kam të vështirë të dal nga kjo situatë”.

“Duhet të pranosh ndjesën time pasi do të përdor një personazh të karakterit shumë më djallzor, prandaj pranoje ndjesën dhe të merremi vesh”.

Në një deklaratë për gjykatën Mount, i cili ka luajtur 36 herë me Anglinë, tha: “Ajo e di ku jetoj e ku stërvitem. Kam frikë se do të më kontaktojë në qendrën e stërvitjes”.

26 vjeçari Chilwell, gjithashtu është bombarduar me mesazhe nga Sloan.

Kur ai i kishte kërkuar ta linte të qetë Sloan ishte përgjigjur me tetë mesazhe insistuese, aq sa kishte kërkuar shtim të sigurisë në qendrën stërvitore të skuadrës Brighton.

Ai tha: “Merrja vazhdimisht mesazhe nga Orla, kur isha në një qytet të ri e nuk njihja njeri. Këtë person e kisha takuar vetëm njëherë për një kohë të shkurtër. Toni i mesazheve të saj ishte veçanërisht shqetësues.

Sloan ka pranuar një akuzë ngacmimi jo të dhunshëm ndaj Chilwell dhe dy akuza përndjekjeje ndaj futbollistëve Mount e Gilmour.

Gjykatësja Neeta Minhas ka paralajmëruar se ajo përballet me burg në dhënien e dënimit më 20 qershor.

Sloan ka 81,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe në prill mburrej se kishte fituar £50,000 që kur kishte lënë punën si shitëse për të publikuar video erotike.

Ajo gjithashtu postonte rregullisht foto nga udhëtime luksi në destinacione si Bali, Mikonos e Indonezi.

FOTO GALERI
1/9
22 vjeçarja Orla Sloan, ka pranuar përndjekjen e Mount, kolegut të tij te Chelsea, Ben Chilwell dhe mbrojtësin e kombëtares së Skocisë Billy Gilmour

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA