Mësuesi i shkollës ku studionin fëmijët e Princit William akuzohet për 17 vepra penale, dyshohet se ngacmonte të miturit

24/05/2023 10:02

Ish-zëvendës mësuesi i një shkolle fillore, ku dikur studionte Princi George dhe Princesha Charlotte është akuzuar për 17 vepra të tjera për ngacmim seksual ndaj fëmijëve.

Matthew Smith, 34 vjeç, punonte në shkollën Thomas’s Battersea me një pagë prej 20,000 £ në vit në Londrën jugore.

Ai pranoi pesë akuza për krijimin dhe shpërndarjen e imazheve të pahijshme të fëmijëve vitin e kaluar, por Agjencia Kombëtare e Krimit tani e ka akuzuar atë për 17 vepra të tjera.

Pesë akuzat e pranuara më parë nga ai nuk ishin të lidhura me kohën kur punonte tek shkolla Thomas’s Battersea, ose kur punonte në Nepal, në një shkollë për disa vite.

Smith u kthye në MB nga Nepali në korrik 2022 dhe filloi të punojë në shkollën fillore dy muaj më vonë. Punësimi i tij u ndërpre menjëherë pasi shkolla u informua për akuzat.

Sot Smith u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Westminster i akuzuar për 17 vepra që lidhen me autorizimin e dyshuar të abuzimit seksual të fëmijëve në Indi nëpërmjet internetit midis 2017-2022.

Akuzat përfshijnë inkurajimin e përdhunimit të një fëmije nën 13 vjeç, detyrimin e një fëmije nën 13 vjeç për t’u përfshirë në aktivitet seksual dhe organizimin e abuzimit seksual të një fëmije.

Ai gjithashtu përballet me gjashtë akuza për krijimin dhe shpërndarjen e mbi 120,000 imazheve të pahijshme të fëmijëve në kategoritë A-C.

Smith do të paraqitet në gjykatë në Southwark më 20 qershor.

Helen Dore, oficere e lartë në Agjencinë Kombëtare të Krimit, tha: Abuzimi seksual i fëmijëve i kryer në internet dhe përtej kufijve është një kërcënim thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar dhe është një kërcënim që NCA është e angazhuar për të trajtuar. Ne jemi të përkushtuar për të ndjekur shkelësit më të rrezikshëm dhe për të mbrojtur çdo fëmijë që mund të jetë në rrezik, në MB dhe në mbarë globin.

Shkolla përgatitore e Thomas’s Battersea u ndoq nga dy fëmijët më të mëdhenj të Princit William deri në fund të vitit akademik 2021-22.

Kur familja e tyre u shpërngul nga pallati Kensington në një vilë në territorin e pasurisë së Kështjellës Windsor, fëmijët kaluan në shkollën Lambrook pranë Ascot në Berkshire.

Një zëdhënës i Thomas’s Battersea tha për Metro.co.uk: Një zëdhënës i shkollës tha: Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar jashtë mase nga kjo çështje dhe jemi mirënjohës për punën e policisë dhe gjykatave për ta vënë këtë njeri para përgjegjësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA