Kriminelët arratisen nga burgu në Ohio teksa policia urdhëron rezidentët ‘të mbyllen brenda’ (fotot)

24/05/2023 17:52

Një kriminel i dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 2016 është tashmë në liri në Ohio pas një arrastisjeje të pashpjeguar të hënën, teksa rezidentët janë nxitur të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre.

50 vjeçari Bradley Gillespie, ishte parë në kamerat e sigurisë së burgut të Allen/Oakwood në Lima mëngjesin e të hënës, njoftonte institucioni në Ohio .

Gillespie — i dënuar me dy dënime të përjetshme për vrasjen e dy personave të qëlluar me plumb në kokë, mungonte në apelin e të burgosurve mëngjesin e të martës.

Gillespie, ishte shpallur fajtor për vrasjen e 21 vjeçares Hannah Fischer, dhe të dashurit të saj 47 vjeçar Frank Tracy Jr., në shtator 2016,shkruante rrjeti Bryan Times .

Një tjetër i burgosur duket se është arratisur me të, 47 vjeçari James Lee, i burgosur për dhunë e grabitje.

Zyrtarët kanë paralajmëruar publikun se dyshja mund të jenë të rrezikshëm dhe nuk duhet të kontaktohen nga publiku, ndërsa një shpërblim prej $21,000 është ofruar për informacione që çojnë në kapjen e tyre.

Mëngjesin e sotëm hetuesit dhanë lajmin  se Lee ishte kapur në Henderson, Kentucky.

Policia tha se po kërkon për Gillespie, që mbetet ende në liri, ndërsa rezidentët janë këshilluar të bëjnë kujdes dhe të njoftojnë policinë nëse shohin aktivitete të dyshuar, shkruan rrjeti WFIE .

FOTO GALERI
1/3
50 vjeçari Bradley Gillespie, ishte parë në kamerat e sigurisë së burgut të Allen/Oakwood në Lima mëngjesin e të hënës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA