Një 49-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia prej tre ditësh, është gjetur e pajetë në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë të Kolonjës.
Sipas policisë viktima me iniciale M. K. vuante nga problemet e shëndetit mendor, dhe se nuk i janë konstatuar dëmtime fizike.
“Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se: Më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel