Një skaf është bllokuar në Vlorë dhe pronari i tij është ndëshkuar me masë administrative, pasi gjatë kontrolleve rezultonte i paregjistruar me dokumentacionin e nevojshëm sipas ligjit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë gjatë verifikimeve të mjeteve lundruese që përdoren për turizëm apo peshkim, kanë bllokuar një mjetin lundrues në pronësi të shtetasit me iniciale G. G., si dhe i kanë vendosur këij të fundit masën administrative 20 000 lekë të rinj.

Gjithashtu është bllokuar edhe një mjet tjetër lundrues që përdorej për peshkim, pasi është konstatuar në një zonë ku ndalohej peshkimi. Flluga që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., u bllokua pasi u konstatua në një zonë të ndaluar për peshkim.

2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.

Policia Vlorë njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA