Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou pasi ka ftuar mesditën e së mërkurës  liderët e 5 partive, që mundën të hyjnë në parlament nga zgjedhjet e 21 majit, u ka bërë propozimin procedural të fundit për krijimin e një qeverie koalicioni.

Pas kundërshtimit të tyre, sipas kushtetutës ajo emëroi një kryeministër të përkohshëm për ta udhëhequr vendin në zgjedhje të reja, detyrë që ja ka caktuar zotit Ioannis Sarmas, një prej tre kryegjyqtarëve më të lartë të vendit.

Kam njoftuar liderëve politikë se kam ndërmend t’ju propozoj juve,një nga tre kryetarët e gjykatave të larta dhe t’ju jap mandatin për të formuar një qeveri që do të çojë vendin në zgjedhje“- tha presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

Faleminderit për nderin e madh, është detyrimi im kushtetues të pranoj dhe njëkohësisht detyra ime si qytetar“- tha Ioannis Sarmas, kryetar i Gjykatës së Auditimit.

Në orët në vijim kryeministri i ri do të emërojë edhe disa prej ministrave teknikë në postet kyçe të kabinetit duke zëvendësuar kryediplomatin e vendit Dhendias, ministrin e Mbrojtjes, të Arsimit, të Shëndetësisë,të Mbrojtjes së Qytetarit dhe të Mbrojtjes Civile.

Përsëri deri në zgjedhje portofolin e ministrisë se Brendshme që ka përsipër dhe organizimin e zgjedhjeve do ta mbajë ministrja teknike që u vendos para një muaji. Pasi betohen nesër kryeministri dhe të premten ministrat, të dielën, betohet edhe parlamenti i ri, zgjidhet kryetari i tij, i cili të hënën e shpërndan duke përcaktuar edhe datën e zgjedhjeve në 25 qershor, duke dhënë kështu edhe sinjalin për fillimin e fushatës së re zgjedhore.

Sipas sistemit zgjedhor të Greqisë, partia fituese e zgjedhjeve të reja që zhvillohen me sistem proporcional të përforcuar, mund të marrë deri në 50 vende bonus për çdo pikë që fiton mbi 25% të votave ,por kjo do të varet edhe nga fakti se sa parti do të hyjnë në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA