Një grua e moshuar, e cila u godit nga një motoçikletë e policisë që shoqëronte Dukeshën e Edinburgut, ka ndërruar jetë.
Helen Holland ishte në spital në gjendje kritike pasi u godit pasditen e 10 majit në Londrën perëndimore. Në komentet e raportuara nga BBC, djali i zonjës Martin Holland tha se e ëma nuk ka mundur t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda, pasi aksidenti e la me “kocka të shumta të thyera dhe lëndime masive të brendshme”.
Martin tha se ajo luftoi “për jetën e saj për gati dy javë… por dëmtimi i pakthyeshëm në trurin e saj më në fund pushoi betejën ditën e sotme”. Zonja Holland kishte përdorur “rrugën e sigurt të kalimit të këmbësorëve” kur ajo u godit nga motoçikleta, shtoi ai.
Sophie, Dukesha e Edinburgut, tha pas përplasjes se “mendimet dhe lutjet” e saj ishin me zonjën Holland. Disa ditë më vonë, familja e zonjës Holland tha për Sky News se ajo ishte një “zonjë e bukur, e dashur, e sjellshme dhe e kujdesshme që gjithmonë do të vinte këdo përpara vetes. Nëna e 4 fëmijëve, gjyshja e 10 dhe stërgjyshja e 7 fëmijëve ishte një anëtare e respektuar dhe popullore e komunitetit”.
Ajo u përshkrua si një grua “e shkëlqyer që edhe në moshën e saj, asgjë nuk e ndaloi të jetonte jetën e saj në maksimum, duke kaluar kohë të çmuar me familjen e saj, shëtitjet me baltë me qentë dhe dreka me miqtë është ajo që i pëlqente më shumë”.
Ngjarja është duke u hetuar nga Zyra e Pavarur për Sjellje Policore.
Top Channel