Sali Berisha ju ngriu buzëqeshjen deputetëve të tij, të cilët një ditë me parë kishin votuar pro rritjes së pagës së tyre.
“Ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik“-tha Berisha.
Ndonëse në Komisioni e Ekonomisë duart e opozitarëve u ngritën lart, rritja e pagave nuk do të jetë një akt konsensual në seancë plenare të së enjtes. Ndryshe nga sa premtoi në fushate Sali Berisha nuk është më u gatshëm të bashkojë vota me socialistët pa u garantuar më parë minimum jetik.
“Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij. Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik“-tha Berisha.
Para deputetëve qe e mbështesin Sali Berisha vuri sërish gishtin në plagë duke kërkuar hetim parlamentar për humbjen e 14 majit.
“Duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ky komision do i tregojë shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse.“-tha Berisha.
Në vigjilje te rikthimit të ri të Lulzim Bashës, Sali Berisha nuk kishte asnjë koment, por një koment nuk e kurseu për të gjitha ata që thonë fajin e ka Sali pse nuk fituan demokratet.
“Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgut për të terrorizuar të burgosur. Nga ana tjetër janë ata që thonë fajin e ka saliu, por a ka njerëz më pa dinjitet se këta.“- shtoi Berisha.
Top Channel