Akuzohet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut për masakrën e Lushnjës, vihet në pranga 22-vjeçari i shumëkërkuar

24/05/2023 18:55

Firdeus Berberi, i akuzuar për bashkëpunim me Laert Haxhiun në masakrën e Lushnjës, është vënë në pranga.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej kohësh dhe uniformat blu arritën ta arrestonin në Janinë aty ky qëndronte ilegalisht, vetëm dy ditë pas arrestimit të Laert Haxhiut. Nga verifikimet e kryera ndërmjet policisë greke dhe policisë shqiptare, ka rezultuar se i riu nga Pogradeci, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022 dyshohet se në bashkëpunim me Laert Haxhiun ka plagosur rëndë me armë zjarri pistoletë shtetasin J. M.

Në operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, në rajon janë shoqëruar edhe 2 shqiptarë të tjerë që shoqëronin të shumëkërkuarin. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, u arrestua në Greqi. Haxhiu qëndronte në shtetin fqinj me dokumente të falsifikuara. Në lejen e qëndrimit greke, ai mbante identitetin si Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Gazetarja Dorjana Bezat mësoi se pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i ka dërguar të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit/Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Laert Haxhiu

Bilbili dhe Kaloshi mbrëmjen e 11 tetorit të 2017 u nisën për të ekzekutuar Xhuljo Shkurtin, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës në një Lokal në Lushnjë. Plumbat e kallashnikovit qëlluan për vdekje Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën ndërsa shënjestra e atentatit Xhulio Shkurti, mundi të shpëtonte. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ si dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel ‘Volorekës’ në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë Orgest Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ai u plagos nga një punonjës policie pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Lexo edhe: Goditi tri makina, u përplas me bordurën dhe i shpërtheu goma/ Detaje nga arratisja disa minutëshe e Laert Haxhiut, para se të arrestohej

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA