“A ju duket e ndershme rritja e pagave të politikanëve”? Balla: Mos bini pre e propagandës së poshtër

24/05/2023 18:16

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët gjatë prononcimit nga Fieri nëse i duket e ndershme rritja e pagave për qeveritarët, në një kohë kur nuk flitet ende për minimumin jetik.

Balla tha se kjo është propagandë e personave të cilët nuk e kuptojë hierarkinë e pagave si në çdo vend të botës.

E para mos bini pre e një propaganda populiste të poshtër, të individëve që nuk e kuptojnë hierarki e pagave është unike në çdo vend. Sa fuqi ka buxheti i shtetit për ta respektuar atë hierarki është diçka tjetër. Është një hierarki që do mundësojë objektivin tone të rëndësishëm historik dhe sot e një vit do të jem këtu për të për të konfirmuar atë që kë thënë Rama për rrogë mesatare 950 euro, pastaj nëse do filloj me populizma pse ky kaq pse ai aq, logjika s’na çon asgjëkund. Ligji i pagave në çdo vend të botës ka një hierarki e cila buron nga institucionet. Shqipëria është republikë parlamentare e pastër. Në Republikën federale Gjermane, nuk është Presidenti në krye të hirearkiës, por është presidenti i Bundestagut për të dhënë një mesazh që është kryetari i parlamentit ai që është drejtuesi më i lartë i shtetit. Nuk kam asnjë koment për këtë çështje.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA