Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditshme, të cilat mundësojnë marrëdhëniet ndër njerëzorë në të gjithë botën, pa luajtur aspak nga vendi.

Telefoni, celulari, internet janë në prani dhe shërbim të njeriut. Megjithatë studime të ndryshme tregojnë se në shoqërinë bashkëkohore numri i atyre që vuajnë nga vetmia është tejet i madh. Madje vetmia ka arritur të kthehet në “epidemi”.

Kjo patologji, kjo plagë sociale e modernitetit erdhi edhe në shoqërinë shqiptare. Çdo njeri ka të drejtë ta ndërtojë jetën e tij sit ë dojë, megjithatë askush nuk e ka ndjerë veten të plotësuar duke qenë i vetmuar. Vetmia në përgjithësi sjell pasoja që nga problemet e asocialitetit deri tek vetëvrasja. Statistikat në nivel botëror, pasi tek ne në Shqipëri nuk ka të tilla, tregojnë se pjesa më e madhe e atyre që kryejnë vetëvrasje në përgjithësi janë njerëz që jetojnë në mënyrë të vetmuar.

Shkaktarët e vetmisë së pari janë të lidhur me emigracionin që po përjeton vendi. Është rritur numri i atyre të moshuarve që jetojnë vetëm, të cilët edhe pse kanë kushte ekonomike, mund të kenë edhe pensionin, por nuk kanë familjen. Ka rënë numri i martesave, po rritet numri i njerëzve që e konsiderojnë veten të vetëmjaftueshëm.

Janë shtuar njerëzit cinikë, njerëzit që duan të jetojnë vetëm, të mos marrin përsipër barrën e martesës dhe të familjes. Sigurisht ky fenomen ka edhe pasojat e veta, ulja e numrit të martesave dhe plakja e popullsisë, shtohen pensionistët e vetmuar, të cilët kanë kosto sociale më të madhe, kërkojnë shërbime shëndetësore dhe sociale shtesë, për shkak se janë të vetmuar.

Në vendet e perëndimit, ju e dini tashmë që për të kompensuar vetminë, në mënyrë komplementare kanë filluar kafshët, në mënyrë që të balancojnë ekuilibrat e brendshëm, duke qenë se nuk komunikojnë me njerëz ngaqë janë të vetmuar, komunikojnë me kafshët”, u shpreh sociologu i njohur Gëzim Tushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA