Sapo kishin grabitur dyqanin në Lushnjë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

23/05/2023 16:45

Dy të rinj në Lushnjë janë arrestuar në flagrancë teksa sapo kishin grabitur një dyqan.

Në pranga ranë D.Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec, teksa po tentonin të largoheshin pas grabitjes.

Ata u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA