Ukraina ka ndërprerë operacionet në portin e Pivdennyi, pasi Rusia nuk lejon anijet të hyjnë brenda tij.
Kjo ndërprerje e shkëput në mënyrë efektive portin nga një marrëveshje që lejon eksporte të sigurta të grurit të Detit të Zi.
Marrëveshja e nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina në korrik dhe e zgjatur javën e kaluar për dy muaj, synon të garantojë eksportin e sigurt të drithërave dhe produkteve ushqimore gjatë kohës së luftës nga tre porte ukrainase – Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi.
Dje OKB-ja, e cila së bashku me Turqinë ndërmjetësoi marrëveshjen dhe zgjatjen e saj, shprehu shqetësimin e Pivdennyi, pranë Odesës në Detin e Zi, nuk kishte marrë asnjë anije që nga 2 maji sipas marrëveshjes.
“Formalisht, porti i Pivdennyi është në Iniciativë, por në fakt ai nuk ka qenë atje për një muaj. Nuk ka flotë hyrëse,” tha zëvendësministri ukrainas i rinovimit, Yuriy Vaskov.
Rusët “kanë gjetur tani një mënyrë efektive për të reduktuar ndjeshëm eksportet e grurit [ukrainas] duke përjashtuar nga nisma portin e Pivdennyi, i cili trajton anije të tonazhit të madh.”
Vaskov tha se masa ishte një “shkelje e rëndë” e marrëveshjes.
Sipas marrëveshjes, të gjitha anijet e destinuara për në portet e Ukrainës duhet të inspektohen nga një ekip i përbashkët duke përfshirë inspektorë rusë, por zoti Vaskov tha se inspektorët rusë kanë refuzuar të inspektojnë anijet e destinuara për në Pivdenniy që nga 29 prilli.
Top Channel