Protesta për reformën e pensioneve në veri të Francës, para mobilizimit kombëtar më 6 qershor (fotot)

23/05/2023 19:28

Në Rennes, në veriperëndim të Francës rinisën sot marshimet kundër reformes së pensioneve të qeverisë Macron ku morën pjesë rreth 1000 vetë sipas prefekturës dhe rreth 3,000 sipas sindikatave të punës.

Marshimi vjen në përgatitje të protestës së 14-të kombëtare anti-qeveritare që është programuar më 6 qershor.

Sekretarja e përgjithshme e sindikatës CGT, Dominique Besson-Milord, se reforma e pensioneve nuk do të pranohet nga punëtorët: “Nuk kemi kthyer ende faqen ndaj reformës së pensioneve, ne nuk e duam. Sot jemi në një apel zonal, por është një hap drejt apelit kombëtar të 6 qershorit ku do të ketë demonstrata dhe greva”.

Aktivisti Fabrice Lerestif, tha se protestuesit nuk do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre të disa muajve.

“Ne nuk tërhiqemi pasi nuk do të ishte e drejtë, do të ishte një ofendim për të gjithë ata që kanë luftuar prej muajsh dhe kanë humbur ditë pune prej grevave”.

“Ne duam të japim mesazhin se nuk heqim dorë, ne duam që Macron, zonja Borne dhe zoti Dussopt bashkë me mbështetësit e tyre, të ndjejnë peshën e kësaj kundër-reforme”, tha Lerestif për rrjetin AFP.

“Mélanie Le Couviour, punonjëse kujdesi tha: “Unë e dua punën time dhe e bëj me pasion, por kam frikë se nuk do të kem më fuqi për ta bërë dhe kjo do të sjellë abuzim institucional ndaj meje. Dua ta bëj punën time në kushtet e duhura dhe jo deri në 64 vjeç”.

FOTO GALERI
1/7
Në Rennes, në veriperëndim të Francës rinisën sot marshimet kundër reformes së pensioneve të qeverisë Macron

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA