Deputeti demokrat Flamur Noka ka kallëzuar në SPAK Majlinda Bufin, fituesen e zgjedhjeve në bashkinë Roskovec dhe aplikacionin “Aktivisti”, për shantazhim të qytetarëve.
Sipas opozitës, Bufi kërcënonte qytetarët që të votonin për të.
Prokuroria dhe policia kanë qenë në shërbim të PS-së, shprehet Noka, ndërsa theksoi se do t’i qëndrojnë deri në fund kauzës së tyre.
Noka: Në këtë fushatë Rilindja ka bërë një patërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi, sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, Majlinda Bufi si kërcënuese e qytetarëve për t’i devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjen e aktivistit që po ashtu shantazhonte administratën dhe survejon administratën, të dyja këto janë krime të rënda zgjedhore dhe do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat janë dorëzuar dhe do vazhdojmë çdo dokument që kemi ta paraqesim, fakti që unë jam këtu do të thotë hetim penal për Aktivistin dhe Bufin, vota duhet të jetë e lirë, jemi këtu për t’i qëndruar deri në fund, të zhvillohen zgjedhje që të vlerësohet qytetari. Prokuroria dhe policia kanë qenë në shërbim të regjimit për të shantazhuar elementët opozitarë, policia shoqëronte kandidatët e rilindjes dhe stafin që shpërndante para. Kjo nuk do të thotë që nuk do ti rrimë deri në fund kësaj gjëje, kauza jonë.
Top Channel