Ndërron jetë ushtari i fundit i mbijetuar i SAS, që sulmoi ambasadën iraniane për t’i dhënë fund rrethimit 6-ditor

23/05/2023 13:12

Një nga ushtarët e fundit të mbijetuar të SAS që sulmuan ambasadën iraniane në Londër ka vdekur.

Mel Parry ishte pjesë e ekipit SAS që i dha fund rrethimit 6 ditor të vitit 1980 pasi 6 burra të armatosur morën 26 pengje brenda ndërtesës.

Personat e armatosur ishin iranio-arabë që dëshironin sovranitet për Khuzestanin, në jugperëndim të Iranit, si dhe kërkonin lirimin e të burgosurve të mbajtur në Iran dhe largimin e tyre të sigurt nga Mbretëria e Bashkuar.

Sulmi i godinës nga ekipi SAS në 17 minuta u bë një nga operacionet e tij më të famshme, duke rimarrë të gjithë pengjet përveç njërit dhe lënë të vrarë 5 nga 6 pengmarrësit.

Në foto/ Rrethimi i ambasadës iraniane: Simon ‘Sim’ Harris arratiset nga ndërtesa

Ish-kolegu i zotit Parry në SAS, Bob Shepherd, shkroi në blogun e tij të dielën: “Me pikëllimin më të madh e shkruaj këtë postim në blog për ndoshta një nga njerëzit më të mirë që kanë shërbyer në Regjimentin 22 SAS në kohën time.

E shkruaj këtë pasi ai vdiq nga një sëmundje kronike sot në Hereford. Zemra ime është me familjen dhe miqtë e ngushtë të Melit.”

Një tjetër ish-ushtar i SAS, Chris Ryan, e përshkroi atë si një “zotëri burrë dhe një ushtar i jashtëzakonshëm”.

Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Jemi të pikëlluar kur dëgjojmë për vdekjen e Mel Parry, i cili kishte një karrierë të gjatë dhe të shquar.

Ne jemi mirënjohës për shërbimin, përkushtimin, përsosmërinë dhe trashëgiminë e tij të qëndrueshme.

Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA