Moskovitët reagojnë ndaj inkursionit të parë ukrainas në territorin rus: Mund të përsëritet (fotot)

23/05/2023 18:34

Kalimtarë në Moskë jepnin sot komentet e tyre për situatën në rajonin rus Belgorod, ku ushtria tha se kishte sprapsur një grup militantësh ukrainas që kishin depërtuar në brendësi të territorit.

Inkursioni është nga më seriozët për Moskën që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë vitin e kaluar, duke bërë që Kremlini të evakuime zonash në Belgorod.

Alexander, inxhinier 42 vjeçar, tha per rrjetin AFP: “Nuk është hera e parë që vijnë lajme të tilla jo vetmë nga Belgorod por dhe nga territore të tjera kufitare”.

Doktori 57 vjeçar Mikhail, komentonte: “Çdo gjë është përkeqësuar që prej 24 shkurtit. Ngjarja në Belgorod është shokuese, por këto surpriza nuk po ndalojnë asnjë ditë, diçka e re e çuditshme do të ndodhë përditë”.

Rusia tha sot se kishte sprapsur dhe eliminuar grupe militantësh me autoblinda që ishin dërguar nga Ukraina në rajonin e saj jugor Belgorod.

Menjëherë pas sulmit autoritetet ruse shpallën “gjendjen anti-terror” në zonë dhe evakuan nëntë fshatra në zonën kufitare.

“Gjatë operacionit anti-terrorist, formacionet u bllokuan dhe u shkatërruan me sulme ajrore dhe goditje artilerie. Të mbeturit u shtynë prapa drejt Ukrainës ku vazhduan të goditeshin”, tha Rusia në një deklaratë.

Ata shtonin se ishin vrarë rreth 70 luftëtarë ukrainas dhe shkatërruar kater mjete të blinduara, por pretendimet nuk mund të verifikoheshin nga burime të tjera, shkruan rrjeti AFP.

Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulm.

FOTO GALERI
1/3
Menjëherë pas sulmit autoritetet ruse shpallën “gjendjen anti-terror” në zonë dhe evakuan nëntë fshatra në zonën kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA