Qeveria Italiane sipas tyre, nuk po vepron ndaj ndryshimeve klimatike e për këtë arsye mbi 10 aktivistë të mjedisit në Romë zgjodhën një mënyrë tronditëse për ta bërë zërin t`iu dëgjohet.
Nën thirrjet “ Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes“, ambientalistët sulmuan simbolin e Romës, shatërvanin e e famshëm “Fontana di Trevi”. Ata hodhën bojë të zezë në shatërvan, duke e bërë që uji i kristaltë i saj të marr ngjyrë të errët.
Nuk mjaftoi akti ekstrem me bojën e zezë, por të rinjtë ambientalistë i janë kthyer ashpër e kanë ofenduar edhe kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimin e tyre. Policia ndërhyri shpejt duke e ndërprerë protestën, ndërsa kryebashkiaku i Romës e cilësoi gjestin e tyre “krejtësisht absurd”.
“Mjaft me këto sulme të pakuptimta ndaj trashëgimisë tonë kulturore. Sot shatërvani i Trevit u ndot shumë, dhe rikthimi i tij në gjendjen e mëparshëm është një proces i kushtueshëm e kompleks. I ftoj aktivistët të gjejnë mënyra të tjera reagimi pa i vënë monumentet tona në rrezik”, u shpreh ai.
Për fat të mirë, vlerësimet paraprake lanë të kuptohet se shatërvani mund të mos ketë dëme të dëme të përhershme sepse boja e zezë është depozituar rreth e qark materialit hidroizolues, jo mbi mermer dhe kështu, ka shpresa se heqja e saj duhet të jetë e mundur.
Top Channel