Të paktën tetë persona u plagosën në një sulm ajror rus gjatë natës në rajonin e Dnipropetrovsk, tha Ukraina.
Forcat ajrore të vendit thanë se sulmi u krye nga 16 lloje të ndryshme raketash dhe drone Shahed.
Sipas Ukrainës, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 20 dronë dhe katër raketa lundrimi.
Guvernatori Serhiy Lysak tha në Telegram se të paktën një person u plagos në sulmin në qytetin Dnipro dhe shtatë persona u plagosën në një sulm në rrethin Synelnykivskyi të rajonit Dnipropetrovsk.
Shumë ndërtesa, duke përfshirë shtëpi private, blloqe apartamentesh dhe infrastrukturë administrative janë dëmtuar ose shkatërruar. Fotot e pasojave tregojnë automjete të shkatërruara në një depo zjarri dhe makina të thërrmuara.
Ekspertja ukrainase e sigurisë Maria Avdeeva pohoi në Twitter se Moska përdori “20 drone Shahed”, duke shtuar se një taktikë e re ruse është të sulmosh një qytet me një kombinim armësh.
Top Channel