Një polic serb po kërkohet për vrasjen e 35-vjeçarit Ervin Çelahmetovic, të cilin e qëlluan për vdekje me grushte e më pas është larguar.
Ngjarja ndodhi në një kafene të Sanxhakut, në veriperëndim të Serbisë. Viktima, një mysliman boshnjak ka qenë duke folur me miqtë e tij, kur polici 28-vjeçar, i identifikuar vetëm si Igor A. i është afruar dhe pas një debati të shkurtër, e ka goditur egërsisht.
Mësohet se serbi mbante në dorë një unazë hekuri. Ai është ende në arrati. Mediat në Sanxhak shkruajnë se Çelahmetovic ka lënë pas vetes dy motrat, Emina dhe Elza, pasi prindërit i kanë vdekur.
“Të dy ishin në të njëjtin lokal, kur Igori iu afrua Ervinit, nisën të kapen me fjalë e më pas u përplasën dhe fizikisht. Polici e rrahu me egërsi. Ervini ra në dysheme dhe vazhdoi të mbetej i shtrirë, i plagosur. Kur mbërriti ambulanca, ishte vonë për të”, tha një nga dëshmitarët okularë.
Shtypi serb raporton se Igor A. është pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në kërkim intensiv për të dyshuarin, ndërsa dy persona janë ndaluar e po merren në pyetje me dyshimin se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale.
Top Channel