India nxjerr nga shërbimi gjuajtësit e epokës sovjetike MiG-21 pas përplasjes në Rajasthan (fotot)

22/05/2023 16:56
MIG-21 i forcave ajrore indiane (ne planin e afert), gjuajtes te avancuar SU-30 ne sfond

Zhvillimi vjen dy javë pasi një avion MIG-21 Bison u përplas në një zonë rurale në Raxhastan pak pasi ishte ngritur nga baza e Suratgar.

Flota ajrore e Indisë ka vendosur të nxjerrë nga shërbimi të gjithë flotën e avionëve të vjetër MiG-21 pas aksidentit të rëndë ku u vranë tre civilë në tokë.

“Si një procedurë standarde pas aksidentit flota e këtij tipi është nxjerrë jashtë fluturimi për momentin, teksa kontrollet e mirëmbajtjes vijojnë”, tha një zyrtar për rrjetin vendas The Hindu.

Nuk dihet ende me saktësi se përse avioni gjuajtës MiG-21 Bison u rrëzua në fshatin e banuar të Hanumangarh pak pas ngritjes nga baza e Suratgarh.

Piloti kishte pësuar vetëm plagë të lehta në përplasje, ndërsa zyrtarët po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Ndalimi fluturimit të flotës pas një aksidenti për arsye teknike, është një praktikë standarde e forcave ajrore

Flota indiane llogaritet se ka aktualisht 70 avionë tip Mig-21 dhe 50 modele të avancuara Mig-29.

Delhi nisi të blinte gjuajtësit rusë MiG prej vitit 1963 dhe në vitet në vijim është furnizuar me rreth 700 të tillë.

Por aktiviteti tyre është shënuar me aksidente të shumta ku kanë humbur jetën mbi 100 pilotë në aksidente gjatë dekadave.

India ka blerë tashmë gjuajtës të avancuar rusë e francezë, si dhe ka nisur të prodhojë avionin e saj luftarak të lehtë.

FOTO GALERI
1/2
India ka blerë tashmë gjuajtës të avancuar rusë e francezë, si dhe ka nisur të prodhojë avionin e saj luftarak të lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA