Dendias vizitë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, takim me ministren Xhaçka

22/05/2023 09:08

Kreu i diplomacisë greke Nikos Dendias ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Përveç temave të ditës, si lufta në Ukrainë apo situata në Afrikën e Veriut, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë dhe do të kenë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri Dendias do të informojë homologët e tij për rastin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleris.

Në këtë kontekst, më pas, Dendias do të takohet edhe me ministrat e tjerë të Jashtëm të BE-së për një drekë pune joformale me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, ku ministrja pritet të takojë homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA