Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” për nisjen e “Defender Europë 2023” tha se vendi ynë është në nivelin më të lartë të respektit ndërkombëtar.
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar, sot e ulur në tryezën e këshillit të sigurimit krah për krah SHBA si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës. Ajo merr një profil dhe rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme por e vë në duke se çfarë pjekurie ka rritur vendi ynë. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia jonë nga ardhmëria jonë që të funksionojmë me unitet të plotë, vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë nga komanda për ngritjen e shtabit të forcave operacionale, çka dëshmon se Shqipëria mbetet jo vetëm një aleat i besueshëm dhe i fortë i SHBA dhe i NATO-s, por në të njëjtën kohë që bëhet akoma dhe një pikë e rëndësishme referimi. Me aeroportin e Kuçovës që së shpejti do të jetë në funksionim si bazë e re e NATO-s, me portin që do të jetë një komponent. Falënderim të posaçëm për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje mirënjohje dhe respekt për aleatët strategjikë ju uroj çdo të mirë dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët për diçka që është më e madhe se ne dhe pa të cilën që do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi.
Shqipëria mirëpret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake, “Defender Europe 2023″, ku 800 trupa të ushtrisë shqiptare do të stërviten krah mbi 24 mijë trupave amerikane dhe aleate të NATO-s.
Top Channel