Sali Berisha është kërkim te provave dhe fakteve për të faktuar akuzat e tij se zgjedhjet e 14 majit u vodhën.
“Një komision i ngritur po punon me intensitet për denoncimin e krimit monstruoz elektoral, të farsës 14 maj 2023. Sikundër shtoj se shqyrtimi i thelluar i këtij megakrimi kërkon kohën e duhur, pasi është një material voluminoz”- tha ish-kryeministri.
Edhe pse heziton ti bëjë publike, Berisha pretendon se ka në dorë prova dhe fakte të pakundërshtueshme të atij që e cilëson si krim elektorale duke nisur me kryeqëndërn e veriut, e cila pas 3 dekadash ndryshoi drejtim.
“Dokumentet faktojnë se në Shkodër u bashkuan bandat me armiqësinë më të egër ndaj njëra-tjetrës, të urdhëruara nga kryekumbara Edi Rama. Bandat ishin një shkrirje me bandat e qeverisë”- tha ai.
Krahas Shkodrës, Sali Berisha nuk kapërdin dot as bastin e humbur për Tiranën dhe as marrjen e timonit të Devollit nga të majtët pas 32 vitesh.
“Delinkuentë të dënuar rëndë në vendet përreth si përdhunues kanë shoqëruar deputetë të PS dhe janë vendosur numërues, në Devoll për shembull. Në burgun e grave në Tiranë është votuar 100 përqind për Erion Veliajn”- u shpreh Berisha.
Një ditë më parë Komisioneri Ilirjan Celibashi miratoi rezultatin e Tiranës, por edhe pse Sali Berisha e konteston, asnjë përfaqësues ligjor i tij nuk u shfaq në mbledhje për të kundërshtuar.
Top Channel