Zgjedhjet në Greqi, voton kandidati Fatos Malaj: Vota e shqiptarëve ka impakt në të ardhmen e tyre

21/05/2023 09:50

Një prej shtatë kandidatëve shqiptarë në Greqi, Fatos Malaj ka ushtruar të drejtën e votës në një prej qendrave të votimit.

Kandidati për partinë PASOK në Athinë u bëri thirrje shtetasve grekë me origjinë shqiptare të shkojnë të votojnë pasi shumë shpejt do të ketë ndryshime ligjore të cilat do të prekin reformën e pensioneve, ndaj prezenca e  shtetasve shqiptarë  me të drejtë vote në ketë proces, sipas tij ka impakt direkt në të ardhmen e tyre.

9.810.040 qytetarë grekë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit.

Favorit për fitore janë konservatorët e Kyriakos Mitsotakis, të ndjekur prej radikalëve të majtë “Syriza” të Alexis Tsipras, ndërsa rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re pritet të ketë edhe PASOK që kryesohet nga Nikos Andrulaqis.

Edhe këtë vit kandidojnë shtetas grekë me origjinë shqiptare, të cilët kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke.

Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA