
24/02 07:43
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.
Sipas burimeve policore, pesë të arrestuarit janë romë. Policia sqaron se ata u kapën në flagrancë me 197 karta identiteti, 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.
Në çantën e tyre u gjet shuma prej 6060 euro. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatën e Kardhicës për masë sigurie.
Mësohet se blerja e votave është për llogari të një prej kandidatëve të “Syriza”, i cili nuk është gjetur në banesë.
Top Channel