Rezultatet e zgjedhjeve në Greqi/ Exit poll-et nxjerrin fitues Mitsotakis

21/05/2023 18:55

Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19:00

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA-s mund të arrijë 11% përqindje në zgjedhje.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras, sipas protothema.gr.

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE pritet të mbledhë përqindje nga 6% në 8%.

Menjëherë pas shpalljes së exit poll-eve, drejtues të Demokracisë së Re thanë se “jemi në pritje të rezultateve zyrtare.

Në një reagim SYRIZA, pas exit polls u shpreh: Presim të shohim rezultatet e para reale, sepse ne kemi përvojë nga garat elektorale dhe e dimë që rezultatet reale mund të jenë të ndryshme. Pamja që kemi është se 1 në 3 të anketuar nuk është përgjigjur. Pra, le të jemi pak të duruar për të parë rezultatet e para reale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA