Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjyqtares Migena Laska e cila mbylli hetimet për sekuestron e aseteve prej pesë milionë eurosh, të konsideruara se i përkasin dy vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.
Vendimi u dha nga gjyqtari i shkallës së dytë Dritan Hasanaj, që e deklaroi pushimin e hetimeve të pabazuar
Gjykata la detyra konkrete për prokurorinë e kryeqytetit. Dy vëllezërit Marku u dyshuan për pastrim parash dhe për dhënie të parave me fajde dhe gjatë një aksioni të bujshëm policor atyre ju sekuestruan një seri pasurish. Por gjatë hetimit të mëpasshëm akuza nuk vërtetoi dot se ata kishin kryer krime që bazuar në ligj do të sillnin si pasojë bllokimin e aseteve të tyre
Në 60 përqind të rasteve, prokuroritë dështojnë gjatë hetimit pasuror të pastrimit të parave që burojnë nga droga dhe Forex. Mbasi nuk janë në gjendje që të gjejnë prova, çështjet pushojnë dhe kjo është situata prej katër vitesh në prokuroritë e shkallëve të para.
Top Channel