Vendi do të ndikohet sërish nga kushte të paqëndrueshme duke nisur nga kjo fundjavë.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore-malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe në disa zona breshër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA