Presidenti Volodymyr Zelensky siguroi më shumë armë, municione dhe mbështetje diplomatike të pakursyer nga aleatët e G7-ës në përmbyllje të samitit në Hiroshima, ndërsa Rusia shpallte fitoren në betejën e qytetit të lindor të Bakhmut.
Presidenti i SHBA, Joe Biden ishte i pari që u zotua për të dërguar më shumë, municione, artileri dhe automjete të blinduara, ndërsa pak ditë më parë dha dritën jeshile për avionët F16. Ndihmësi i lartë i Zelensky, Andriy Yermak tha se paketa amerikane kishte një vlerë prej 375 milionë dollarë.
Udhëtimi i Zelensky në Japoni ishte një surprizë diplomatike, duke e vendosur vendin e tij dhe pushtimin 15-mujor të Rusisë në krye të axhendës. Por suksesi në dhomat e negociatave ishte në kontrast të fortë me vështirësitë në terren, pasi Rusia mori kontrollin e qytetit lindor të Bakhmut. Për Zelenskyn, qyteti është një shkretëtirë, ndërsa tha se për momentin ajo ndodhet vetëm në zemrat e ukrainasve.
Ftesa e Zelenskit për të vizituar Hiroshimën, një qytet sinonim i tmerreve të luftës bërthamore, ishte një simbol “thellësisht domethënës” i mbështetjes, sipas mikpritësit Fumio Kishida, kryeministri i Japonisë.
Përveç sigurimit të mbështetjes nga aleatët, vizita i ofroi Zelenskit një mundësi të rrallë për të fituar mbi një pjesë të vogël të kombeve që në mënyrë të qartë e kaun dënuar pak ose aspak pushtimin rus.
Udhëheqësit nga India, Brazili, Vietnami dhe Indonezia ishin në mesin e atyre që u ftuan të merrnin pjesë në samit si jo-anëtarë.
Top Channel