“Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë”, Washington Post: Ujë kristal dhe çmime të përballueshme

21/05/2023 13:38

Shqipëria sërish është bërë pjesë e mediave prestigjoze botërore.

Washington Post u ka sugjeruar qytetarëve amerikanë nëntë destinacione pushimesh verore më pak të mbipopulluara me njerëz, mes tyre edhe Shqipërinë.

Media amerikane shkruan që në vend të Mykonosit në Greqi, pushuesit mund të provojnë Shqipërinë, pasi do të gjejnë ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme.

“Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë. Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias po parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë. Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruan media e famshme.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale artikullin e Washington Post.

“JA EDHE KOLOSI MEDIATIK Ëashington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, shkruhet në postimin e Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA