Dhjetëra mijëra moldavë po protestojnë sot në kryeqytetin Kishinau për të mbështetur lëvizjen e qeverisë së tyre pro-perëndimore drejt Evropës, mes atyre që zyrtarët i konsiderojnë përpjekje ruse për të destabilizuar Moldavinë.
Moldavia është ndikuar ndjeshëm nga pushtimi i Moskës në Ukrainën fqinje, të cilën Kishinau e ka dënuar vazhdimisht dhe ka aplikuar për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Presidentja Maida Sandu ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të sabotojë integrimin e vendit të saj në BE, duke nxitur protesta dhe propagandë antiqeveritare, por Moska mohon ndërhyrjen në punët e Moldavisë.
“Moldavia nuk dëshiron të shantazhohet nga Kremlini“- tha Sandu në tubimin, i cili u organizua nga qeveria e saj dhe mbushi një shesh qendror.
Policia tha se më shumë se 75,000 demonstrues ishin të pranishëm.
“Ne nuk duam të jemi më në periferi të Evropës,” tha ajo, duke u zotuar se Moldavia do të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2030.
Top Channel