Mërguan në Gjermani për t’i shpëtuar Putinit, por për pak nuk humbën jetën! Berlini nis hetimet për helmimin e dy ruseve

21/05/2023 16:28

Policia gjermane po heton helmimin e mundshëm të dy të rusëve, të cilët pasi kishin mërguar në Republikën Federale të Gjermanisë, morën pjesë në një konferencë të organizuar nga një kritik i Kremlinit në fund të prillit në Berlin.

Raportet e mediave lokale thanë se një nga gratë ishte gazetare dhe simptomat e saj mund të ishin shfaqur përpara konferencës më 29 dhe 30 prill. Ajo shkoi në spitalin Charite në Berlin.

Gruaja e dytë ishte Natalia Arno, drejtoreshë e OJQ-së Free Russian Foundation.

Ajo shkroi në Facebook se kishte gjetur derën e dhomës së saj të hotelit të hapur, duke shtuar: “U zgjova në orën 5 të mëngjesit, duke vuajtur dhimbje të forta dhe simptoma të çuditshme”.

Vitet e fundit janë kryer disa sulme me toksina në Rusi dhe jashtë vendit kundër kundërshtarëve të Kremlinit. Ngjarja u organizua nga kritiku rus i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA