Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 24-vjetorin e masakrës së Stagovës në Kaçanik.

Ajo ka theksuar se përpjekja e vazhdueshme për t’i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë është e përhershme.

“24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive. Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, është shprehur Osmani.

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Më 21 maj të vitit 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA