Një 39 vjeçar është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje.
Specialistët e Policisë Manzë të cilët bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Durrës për Afrim Kilën, banues në Ishëm, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020 në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku Kala goditi me mjete të forta D. (P). K., dhe më pas e përplasi në rrugë me automjet. Viktima si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.
Sipas policisë në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.
“Manzë, Durrës/ Ndalohet një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim. Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel