Greqia ka mbajtur sot zgjedhjet parlamentare, ku krahas grekëve edhe këtë vit kanë kandiduar shtetas me origjinë shqiptare, të cilët kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndoqi nga afër procesin në terren, flet për zhvillimet dhe mesazhet e kanditëve shqiptarë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Greqinë dhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë këtu. Ishin 7 kandidatë shqiptarë që zbritën në arenën e votimeve për të kërkuar votën dhe hyrë në parlamentin grek. Në fakt sfida më e madhe ka qenë pjesëmarrja në votime.

Të gjithë kandidatët kanë ftuar bashkëatdhetarët në Greqi për t’iu bashkuar grupit elektoral dhe të shkojnë të votojnë. Është një votë që fillimisht duhet të numërohet dhe natyrisht do të ketë mjaft rëndësi në zgjedhjen e kryeministrit të ri dhe partisë fituese në zgjedhjet e ardhshme të 2 korrikut”- tha gazetari Bibe.

Cilët janë shtatë kandidatët shqiptarë në Greqi

Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA