Në Prishtinë nisi stërvitja më të madhe ndërkombëtare Defender Europe 23, ku marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trup ushtarakë.
Ceremonia prezantuese u zhvillua në Sheshin Skënderbej.
Pjesë e kësaj stërvitje do të jenë edhe dy regjimente të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që do t’i bashkohen Task Forcës së Jugut të Republikës së Shqipërisë.
Nën udhëheqjen amerikane, stërvitja që do të zhvillohet në fshatin Babaj të Bokës të Gjakovës, ka për qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë mes partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.
“Ky ushtrim ndërkombëtar është simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona po në lidhjet dhe aleancat që ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që çdo ditë po i kultivojmë. Së bashku pejsëmarrja e Republikës së Kosovës me statusin e vendit pritës, në mesin e 25 vende në këtë stërvitje me gadishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e rreth 1400 trupave të FSK-së konfirmom më së miri edhe besimin e fuqiqëm të partnertit tonë strategjik, Shteteve të BAshkuara të Amerikës, ndaj Republikës së Kosovës dhe ndaj ushtrisë sonë”, tha Osmani.
“Për të demostruar që SHBA-të janë të gatshme për të zbarkuar trupa dhe pajisje, për të zbrapsur ata që rrezikojnë dhe për të mbrojtur kontinentin europian nga agresioni”, tha ambasadori amerikan.
Në ceremoninë e hapjes interpretoi edhe banda muzikore e ushtrisë së SHBA-së. Gjithashtu, qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të shohin për herë të parë në rrugët e Prishtinës, një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit
Top Channel