Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Një makinë ka përplasur një motoçikletë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës Zef Paloka.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.
64 vjeçari fillimisht është transportuar për në spitalin e Lezhës, por më pas e kanë dërguar drejt spitalit të Traumës, ku si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë është në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel