Shtëpitë dridhen nga sulmet ajrore teksa konflikti i mistershëm në Sudan hyn në javën e gjashtë (fotot)

20/05/2023 17:41

Kryeqyteti i Sudanit Kartoum është goditur mbrëmë nga sulme ajrore në përplasjet mes ushtrisë dhe grupeve rebele të organizuara, teksa miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar ose të detyruar të largohen në javën e gjashtë të konfliktit.

Luftimet kryhen mes ushtrisë së Sudanit dhe atyre që mediat quajnë grupi paramilitar Forca e Mbështetjes së Shpejtë.

Lufta ka sjellë shembje të rendit ligjor, me grabitje dhe episode dhune për të cilat dy palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Sulme ajrore u kryen sot në dukje nga forcat rebele në zonat Omdurman e Bahri, ku mes të tjerave ishte goditur dhe televizioni shtetëror.

Konflikti nisur prej 15 prillit ka zhvendosur më shumë se 1 milionë njerëz drejt vendeve fqinje.

705 njerëz kanë humbur dhe mijëra janë plagosur, sipas llogaritjeve të OBSH.

Disa bisedime armëpushimi me ndërhyrje nga SHBA, Arabia Saudite nuk kanë dhënë rezultat.

“Zjarri i artilerive tundte shtëpitë tona”, tha sot 33-vjeçari Sanaa Hassan, nga Omdurman.

“Ishte e tmerrshme, ndodhi kur të gjithë ishin në krevat, kjo që po ndodh është e tmerrshme”, tha ai.

Përveç kryeqytetit luftime ka pasur dhe në zonat Darfur, në qytete si Nyala e Zalenjei.

Një aktivist Nyala, një nga qytetet më të mëdha të vendit tha se përplasje sporadike me armë dëgjoheshin mëngjesin e të shtunës, teksa ditët e fundit raportohet se janë vrarë të paktën 20 njerëz nga luftimet.

Një nga versionet e zhvillimit është se lufta në kryeqytetin Kartoum nisi pas përpjekjeve të forcës paramilitare për t’u përfshirë në ushtrinë e vendit dhe mbështetjen e saj për një “marrëveshje ndërkombëtare që kërkon ta drejtojë Sudanin te demokracia”. Por kjo kundershtohet nga qeveria skeptike e vendit.

USAID njoftoi dje një paketë ndihmash prej $100 milionë drejt Sudanit dhe vendeve që po merrnin refugjatë sudanezë.

FOTO GALERI
1/3
Kryeqyteti i Sudanit Kartoum është goditur mbrëmë nga sulme ajrore në përplasjet mes ushtrisë dhe grupeve të organizuara rebele

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA