Rusia i ndalon hyrjen Obamës, paralajmëron pasoja për “çdo sulm armiqësor”!

20/05/2023 11:24

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është në mesin e 500 shtetasve amerikanë, të cilëve do t`u ndalohet nga ky moment hyrja në Rusi.

Vendimi sipas autoriteteve ruse, është një kundërpërgjigje ndaj valës së fundit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës. Ministria pohoi nga ana tjetër se ka refuzuar qasjen konsullore të SHBA-së tek gazetari i të përditshmes amerikane, Eall Street Journal, Evan Gershkovich, i arrestuar në muajin mars nën dyshimin e spiunazhit.

Të dyja këto lëvizje u nxitën nga refuzimi i Shteteve të Bashkuara për t`i dhënë vizë ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili do të udhëtonte për në OKB. Washingtoni kishte njoftuar më herët të premten marrjen e masave ndëshkuese për më shumë se 300 të shënjestruar me qëllimin e qartë të vazhdojë Ndëshkimi i Moskës për pushtimin e Ukrainës, dhe për të intensifikuar njërin prej sanksioneve më të ashpra të vendosura ndaj saj.

Departamenti i Thesarit sanksionoi 22 persona dhe 104 subjekte me pika kontakti në më shumë se 20 vende ose juridiksione, duke përfshirë kompanitë që importojnë, transportojnë ose prodhojnë komponentë elektronikë, gjysmëpërçues dhe teknologji mikroelektronikë në Rusi.

“Këto veprime do ta tkurrin edhe më shumë aftësinë e Vladimir Putinin për të kryer pushtimin e tij barbar dhe i çojnë një hap më tej përpjekjet tona për t`i goditur tentativat e Rusisë që t`i shpëtojë sanksioneve”, u shpreh sekretarja e Thesarit,. Janet yellen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA