Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga ra autori i dyshuar A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë 55-vjeçarin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA