Mjeshtri shqiptar në zemër të Summit-it në Davos!

20/05/2023 10:01

Një hotel modern do të ndërtohet së shpejti në qytetin e Davosit, një prej vendeve më eksklzuive në Zvicër.

Është Korporata LIKA Holding AG në Zvicër, në pronësi të shqiptarëve nga Kosova, e cila do të realizojë projektin, në vendin ku deri më sot ka qenë një klinikë që ka shërbyer si si qendër kuruese për miliona pacientë që vinin në Davos për ta shëruar tuberkulozin.

Për projektin, në bashkëpunim me investitorin LIKA Holding AG, qyteti i Davos ka organizuar një konkurs arkitekturor kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim që të krijohet një projekt i ri në harmoni me ndërtesën ekzistuese të klinikës.

Cengizhan Ari, CEO i Neue Haus AG, pjesë e LIKA Holding AG tha se klinika ekzistuese do të shndërrohet në një hotel dinjitoz. “Kemi bërë një konkurs tek hotelet më prestigjoze ndërkombëtare dhe kemi marrë përgjigje shumë të mira. Në verë duhet të fillojnë punimet e rikonstruksionit të klinikës së vjetër në një hotel, i cili do të hapë dyert e tij në vitin 2024”, u shpreh ai.

Anëtari i Bordit të LIKA Holding AG, Ertion Axha ka thënë se është shumë i lumtur ta përfaqësojë kompaninë në këtë prezantim të projektit të Davosit për shkak të rëndësisë që ka ky qytet në botë.

“Ndër të tjera, Davosi është qendra e World Economic Forum si dhe vendodhja e disa prej pistave më të mira të skijimit në Alpet Zvicerane. Prandaj, në fakt, jemi shumë të lumtur që Qyteti i Davosit dhe specifikisht Anëtari i parlamentit të qytetit të Davosit, Simi Valär, kanë pranuar të bashkëpunojnë kaq ngushtë me ne dhe na kanë lejuar ta zhvillojmë këtë projekt monumental”, tha ai.

Për shkak të vendodhjes unike të Davosit dhe si më e mira në Kantonin e Graubünden, është lejuar që hoteli të mbajë emrin “Hotel Summit Davos”.

Përveç hotelit, në këtë projekt do të ndërtohen edhe apartamente luksoze, SPA me ujëra Kurative që i duhen shumë Davosit, si dhe Apartamente me shërbim cilësor me përafërisht 34’000 m2 sipërfaqe. Hoteli do t’i hapë dyert në tremujorin e katërt të 2024

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta