21/12 21:09
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, duket se po e shfrytëzon në maksimum vizitën në Hiroshima, ku mësoi si të bënte petullat tradicionale japoneze Okonomiyaki, në një restorant në Hiroshima përpara samitit të G7.
Kryeministri më parë përshëndeti vendimin e SHBA-së për t’i hapur rrugën Ukrainës për të marrë avionë luftarakë F-16.
“Njoftim i mirëseardhur se SHBA do të miratojë trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16. Mbretëria e Bashkuar do të punojë së bashku me SHBA-në dhe Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për t’i siguruar Ukrainës aftësinë ajrore luftarake që i nevojitet. Ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi Sunak në Twitter.
Top Channel